KRUJE- Policia e Krujës ka ndërmarrë një operacion kundër ndotjes së mjedisit, ndërsa në pranga kanë përfunduar 9 persona. Burime zyrtare pohuan se në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres, këta persona akuzohet se përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh. Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Ndërkohë, policia sekuestroi dhe një kamion të ngarkuar me mbetje fasonerie.

Pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve, mbrëmjen e djeshme u ushtrua kontroll i befasishëm në Krastë.

Si rezultat nga Poliia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

• Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

• Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb