Pak orë pas aksionit blic të forcave RENEA, i nisur që prej mëngjesit të sotëm publikohen edhe detajet e para.


Bëhet me dije se nga operacioni “Forca e ligjit” janë arrestuar 8 persona, punonjës të administratës në Elbasan si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre.


Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit dhe në lagjet e konsideruara problematike në këtë qytet.


Që prej mëngjesit të sotëm, forcat RENEA bllokuan të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja dhe ushtruan kontrolle në të gjitha ambientet e resortit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb