Një blind ku udhëtonin 8 efektivë policie është aksidentuar në Fshatin Grabovc, në veri të Kosovës. Nga raportimet mësohet se blindi ka rënë nga ura dhe tetë efektivët mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit.

Ata u dërgua në spital, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore 5 prej tyre u larguar nga spitali. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se gjendja e tyre 3 policëve të tjerë është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”, tha ministri i Shëndetësisë.

Njoftimi i policisë:

Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb