Forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Krujës kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në zonën e Fushë-Krujës, duke zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë.

Sipas burimeve, kontrollet janë fokusuar në zona të njohura për kultivimin e kanabisit, përfshirë serat, tunelet, banesat e braktisura dhe të gjitha vendet e dyshuara si “të nxehta” për këtë aktivitet të paligjshëm.

Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin, me pjesëmarrjen e forcave speciale, njësive të antidrogës dhe policisë vendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb