DURRES- Nën masa të rrepta sigurie, është mbajtur sot seanca gjyqësore ndaj të ‘fortit’ të Shijakut, Durim Keçi, i cili u arrestua pak ditë më parë për trafik droge, ndërsa ndaj tij u vendos masa ‘Arrest me burg’. ‘BalkanWeb’ sjell disa foto ku shihen se si punonjës të policisë, me kallash në duart, kontrollojnë personat që hyjnë brenda sallës, ndërsa Keçi shfaqet brenda kafazit të qelqtë.

Ndërkohë, avokati i tij Ilia Ilia pohoi se dokumentet që disponon prokurori për dënimin e klientit të tij në Itali janë shkresa. “Gjykimi në Itali i turpshëm. Durim Keçi nuk është preson i rrezikshëm”, tha avokati.

Durim Keçi u arrestua disa ditë më parë në qytetin e Durrësit pasi ishte në kërkim nga Interpoli në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës, ‘Pjesëmarrje në organizata kriminale’ si dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’.

Ndërkohë, Keçi, sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha është përdorur nga kryeministri Edi Rama për fushatat elektorale. Mes të tjerash u bë publike nga kryedemokrati Basha një foto, dukej Keçi duke marrë pjesë në takimet e Partisë Socialiste, si dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. durim keci1

durim keci 3

durim keci4

durim keci 5

durim keci 6

durim keci
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: