Ngjarjet e derbit të fundit, ku pati një sherr masiv para takimit mes dy tifozërive, janë pamje që askush nuk dëshiron që të përsëriten. Në radhë të parë klubet, të cilat pësojnë dëme të konsiderueshme financiare në gjoba dhe takime me dyer të mbyllura.

Pavarësisht se “Air Albania Stadium” ka kushte maksimale sigurie, me një sistem kamerash që praktikisht fokuson çdo individ të pranishëm, sërish Partizani kërkon kujdes maksimal duke qenë se është ai organizatori i takimit.

Burime pranë klubit të kuq njoftojnë se një “ushtri” me stjuardë do të jetë prezente në “Air Albania Stadium”, pjesa dërrmuese e tyre në tribunën e lënë bosh për të mbajtur larg dy tifozëritë nga njëra-tjetra. Plot 250 forca të sigurisë private do të garantojnë sigurinë në tribuna, ndërsa jashtë stadiumit do të jenë të gatshëm qindra uniforma blu për të ndërhyrë në çdo moment!

Padyshim që ndryshimet në Kodin Penal me ashpërsimin e neneve të tij do të bëjnë efektin e tyre, pasi çdo kush që kalon rrethimin e stadiumit rrezikon dënimin me burg ndërsa kamerat me rezolucion të lartë në stadium e bëjnë të mundur identifikimin e çdo elementi problematik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb