Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken akuzoi sot Rusinë se po kryente krime kundër njerëzimit në luftën e saj në Ukrainë.

“Rusia kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë pothuajse çdo ditë”, tha ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, menjëherë pas ndërhyrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit ishte “jolegjitime” dhe “fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e ka shtyrë OKB-në në këtë ngërç”.

Zelensky theksoi se “në rast të mizorive masive, fuqia e vetos duhet të pezullohet dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të ketë fuqinë për të anashkaluar veton”.

Duhet të pranojmë se OKB-ja e gjen veten në një ngërç për çështjen e agresionit. Njerëzimi nuk i mbështet më shpresat te OKB-ja kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve sovran të kombeve. Por unë nuk do të isha këtu sot nëse Ukraina nuk do të kishte propozime për zgjidhje.

“Por, nuk është vetëm agresioni rus kundër Ukrainës. Shteti terrorist është i gatshëm të minojë të gjitha digat e normave ndërkombëtare që synojnë të mbrojnë botën nga luftërat. Dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin rus si shkelje të Kartës së OKB-së”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb