Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Egjipt, në një kohë kur Uashingtoni kërkon të rrisë presionin ndaj Hamasit dhe Izraelit për të arritur një armëpushim në Gaza.

Në vizitën e tij të 8 në rajon që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar episodin më të përgjakshëm në konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash, diplomati i lartë amerikan do të vizitojë këtë javë dhe Jordaninë e Katarin.

Blinken do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro përpara se të udhëtojë për në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Vizita vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj përshkroi një propozim trefazor armëpushimi nga Izraeli që parashikon një fund të përhershëm të armiqësive, lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë dhe rindërtimin e Gazës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: