Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken  do të takohet sot me liderët e opozitës izraelite si pjesë e turneut të tij të ri në Lindjen e Mesme për të promovuar planin e armëpushimit të Gazës të mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Pas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallad, kreu i diplomacisë amerikane do të takohet në Tel Aviv me Benny Gantz, i cili dha dorëheqjen ditë më parë, më pas me liderin e opozitës Yair Lapid, përpara se të shkojë në Jordani.

Turneu i tetë i Blinken në rajon që nga shpërthimi i luftës në enklavën palestineze vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të hënën një projekt-rezolutë të SHBA-së në favor të një propozimi për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: