Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të takohet me ministrin e dorëhequr të Izraelit, Benny Gantz të martën, ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gantz, një ish-ministër i Mbrojtjes dhe një anëtar i rëndësishëm i kabinetit të luftës, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Benjamin Netanyahut të dielën, pasi siç ka deklaruar, kishte arritur afatin e vetë-imponuar për t’u larguar nëse Netanyahu nuk parashtronte një plan të ri për luftën në Gaza.

Blinkeni pritet që së pari të takohet me Netanyahun dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant të hënën në mbrëmje, sipas zyrtarëve.

Sekretari amerikan ndodhet në një vizitë në Lindjen e Mesme, ku parashihet të bëjë disa ndalesa si: Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar, në përpjekje për të çuar në një armëpushim në luftën në Gaza.

Gantz shihet si rivali kryesor politik i Netanyahut.

Dorëheqja e tij mund të rrezikojë izolimin e mëtejshëm të Izraelit në skenën botërore.

Partia e tij qendrore “Uniteti Kombëtar” ishte në opozitë deri më 11 tetor 2023, kur, pas fillimit të luftës pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, ai ra dakord të formonte një qeveri emergjente me Netanyahun

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: