KORE- Zyrtarët e Koresë Jugore dhe asaj Veriore kanë mbajtur takime direkte në fshatin kufitar, Panmunjon, në përpjekje për ripërtritjen e raporteve të dyanshme, që praktikisht janë bllokuar prej vitit 2010.

Këto bisedime janë rezultat i një marrëveshjeje të muajit gusht ndërmjet dy vendeve, që u arrit pas një shpërthimi të minës tokësore në kufirin me armatim të rëndë, me ç’rast u plagosën dy ushtarë të Koresë Jugore.

Raportet në Gadishullin Korean janë ngrirë prej vitit 2010, kur një anije ushtarake e Koresë Jugore ishte fundosur nga një torpedo, për të cilën ky vend thotë se është shkrepur nga një nëndetëse e Koresë Veriore, pohon rel.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: