Partia Demokratike mban më 23 dhjetori protestën e radhës kombëtare, protestë e cila është njoftuar pak ditë më parë nga kreu i PD Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raporton se një nga kërkesat e demokratëve është ajo e cila është përsëritur edhe në tubimet e fundit, pra ajo e krijimit të një qeverie teknike.

Sa i përket mënyrës së si kjo protestë do të organizohet, në diskutim sipas Stafës janë disa skenarë.

Një nga idetë është bllokimi i rrugëve të Tiranës ose marshim që nis nga selia e PD për në rrugët e Tiranës. Në këtë rast protestuesit do të udhëhiqen nga kryedemorkati Berisha dhe deputetë të tjerë të PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb