TIRANE- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me bllokimin e 5 marinarëve shqiptarë prej disa ditësh në Libi.

Me anë të një njoftimi për mediat MEPJ bëri me dije se autoritetet e Libisë kanë konfirmuar se marinarët janë mirë dhe nuk kanë pasur asnjë problem.

Mes të tjerash MEPJ bëri me dije se shumë shpejt ekuipazhi do riatdhesohet shumë shpejt.

“MEPJ vijon angazhimin maksimal për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët Shqiptare, pjesë e anijes tregtare “Envi 1”. Po punohet në të gjitha drejtimet që nga komunikimi i vazhdueshëm me autoritetet libiane apo kontakti me kapitenerinë në vend. MEPJ bën me dije se ka marrë kontakt me 5 shtetasit shqiptarë, të cilët kanë konfirmuar se janë mirë dhe nuk kanë pasur probleme apo rreziqe. MEPJ vijon të ndjekë me prioritet maksimal situatën dhe se po bën përpjekjet e saj që ekuipazhi të riatdhesohet sa më shpejt”, thuhet në reagimin e MEPJ.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb