Paulin Gega, administrator i kompanisë “Gen Klaudis Sha”, (emri tregtar “Gega Oil”) i shpallur në kërkim nga policia, i ka dërguar një letër ministres së Financës Anlia Denaj. Në kërkesën drejtuar Denajt, Gega pohon se me emrin e tij po abuzohet sa i takon akuzave që rëndojnë ndaj tij dhe kompanisë lidhur me firot në depozitat e benzinës.


Dokumenti3
Dokumenti3

LETRA E GEGËS DREJTUAR MINISTRES
Pershendetje Znj.Ministre si jeni ?
Jam shume i habitur qe po abuzohet me emrin tim ne Porto Romano me Genklaudis sha, sikur gjoja ka diferenca te paligjshme !
Ato jane firot ligjore, qe Drejtori i Doganes dhe administrata qe ai drejton i di shume mire.
Firot jane te dokumentuara dhe te pranuara ligjerisht nga dogana !


Te kerkoj me shume insistim dhe dashamiresi, nuk dua asnje favor, por thjesht te komunikohet e verteta tek Drejtoria e Doganave dhe Kryeministri i Shqiperise, te cilet mesa duket jane te keqinformuar mbi situaten!


Kompania Genklaudis sha ka dhe une Paulin Gega kemi qene gjithmone ne krye te kontributit per te ndihmuar doganen dhe shtetin me realizimin e planeve te ndryshme SA HERE na eshte kerkuar! Prandaj sot te lutem, kerkoj perkrahjen tuaj, si dhe ate te strukturave shteterore qe te gjendet e drejta ime.

Kerkoj te vihet ne vend imazhi i kompanise time, per te cilin kam investuar nje jete te tere per ta ndertuar e per ta ngritur ne rang kombetar.
Te pershendes,
Ne pritje te nje reagimi nga ana juaj.

Paulin Gega

Dokumenti
Dokumenti

BLLOKIMI I GEGA OIL

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA”, në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019. Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt. Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave. Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega. Prokuroria nxori një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019. Shtetasi Paulin Gega u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ndërkohë, pak më vonë Gega pohoi për ‘News24’ se kishte ikur me pushime me familjen.
(BalkanWeb)