Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama tha se në Ballsh janë bllokuar 550 ton naftë.


Tabaku shprehet se qeveria bën vetëm propagandë dhe se nga ana tjetër mban pushtetin, lidhur me oligarkët.


Postimi i Jorida Tabakut:


Me kamerat e përgatitura siç duhet, me skaletën e shkruar qeveria edhe sot na informoi se po punon në sherbim të qytetarëve. Nga rafineria e Naftës Ballsh e dhënë me koncesion Tosk Energji, kjo e fundit e lidhur me Guvnor dhe kompaninë e falimentuar IRC, qeveria pompoi suksesin e radhës të bllokimit të 550 tonëve naftë, por nuk ka as guximin te permende emrin e kompanise!

Të njëjtës kompani që pak vite më parë i kanë falur 60 mln euro detyrime dhe që jo me larg se disa dite më parë e kanë rimbursuar me 114 mln lekë për akcizën. Një pagesë e kryer shpejt në shërbim të firmës edhe në ditët kur detyrimet e prapambetura po rriten dita ditës në kurriz të bizneseve të tjera. Në një moment kur bllokohen fondet e bashkive, pagat nuk paguhen gjenden para për të paguar me urgjencë rimbursimin e akcizës kësaj kompanie. Me sa duket qeveria do ketë investuar propagandën e saj në këmbim të një pjese të vogël nafte të sekuestruar.

Por megjithëse me një dorë bën propagandën dhe me një tjetër miklon oligarkët, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave. Sipas të dhënave fiskale edhe në muajin korrik të ardhurat vazhdojnë të jenë po aq të ulta sa muajt e tjerë. Sa më shumë qeveria përpiqet të prodhojë realitetin e munguar aq më shumë ulëret e vërteta e zaptimit të pushtetit nga një grusht I vogël biznesesh.

(d.xh/Balkanweb)