GJIROKASTER

Deputeti demokrat në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar për  bllokimin e rrugëve nga moti i keq që ka paralizuar vendin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” , shkruan se situata kërkon masa dhe reagime energjike.

Shehu  shton  se të paktën 30 grupe të tërë fshatrash të Zagorisë, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frashërit etj, janë të bllokuara dhe askush nuk interesohet.

Shehu thotë se një blegotor në Glinë të Dropullit është bllokuar me 400 bagëti, ndërsa institucionet tregojnë indiferencë. Gjithashtu një blegtor tjetër në fshatin Tolar në Këlcyrë është bllokuar nga bora me 1000 krerë bagëti.

Postimi i Tritan Shehut:

Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote.
Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!
Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!
Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.
Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.
Po keshtu dhe drejtimi per Permet.
Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.
30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.
As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.
Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.
Po kush t’i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo…!?

Per te kuptuar gravitetin e gjendjes se njerezve e bagetise ne Qarkun e Gjirokastres, si dhe indiferencen e pa aftesine e institucioneve, po bej publik vetem nje fakt te tanishem:
Blegtori Alket Nikolli nga Golemi, aktualisht eshte i bllokuar ne Gline te Dropullit me 400 krere bageti, pa strehe e pa asnje mundesi levizje. Njoftoi sekretarin e Prefektures per kete urgjence dhe mori nje pergjigje absurde; te prese se nga dreka do te behet nje mbledhje, qe do ta marre ne shqyrtim edhe kete rast. Nr i cel te Alketit eshte 0692265980. Kerkoj te ndihmohet menjehere.

Po keshtu aktualisht ka ngelur ne fshatin Tolar, Deshnice, Kelcyre, blegtori Ali Dosti me mbi 1000 krere , i izoluar e i bllokuar, pa asnje lloj ndihme. Trashesia e bores mbi 70 cm. Nr cel te Aliut eshte 0697330291.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb