TIRANË

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës zbulohet se ku do jetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Opozita e Bashkuar do të protestojë sot në orën 18:00 duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit.


Por burime zyrtare nga PD bënë me dije se Basha do të jetë në Milot në protestën e orës 18:00. Po kështu mësohet se do të bllokohen rrugët në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan. Bllokim të aksit rrugor nga protesta e opozitës do të ketë edhe në Milot tek karburanti në autostradë.


(BalkanWeb)