Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka publikuar një video nga protesta e 2011, kur opozita e atëhershme e drejtuar nga Edi Rama protestonte duke bllokuar rrugët.

Vasili thotë se kushdo që deklaron se bllokimi i rrugëve është rrugë qorre bën sikur nuk ka memorie.

Ai shton se “rilindasit” bëjnë sikur nuk e mbajnë mend periudhën kur bllokonin rrugën.

Statusi i Vasilit:

Karagjozët pa memorje

Karagjozët e Rilindjes e kanë memorjen sa të pulës dhe prandaj po i ndihmojmë të shohin videon se çfarë kanë bërë në 2011 kur bllokonin rrugët.

Prandaj bëjnë mirë të qepin gojën se u bënë gazi i botës.

Shiheni VIDEON miq dhe i vazhdoni vetë komentet…..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb