Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se banorët e Astirit me yshtje politike kanë dhunuar punonjësit e policisë dhe të IKMT.

I pyetur nga gazetari Balla se pse ishte bllokuar totalisht zona, duke krijuar kaos në lëvizje edhe për qytetarët e tjerë, Mazniku tha se është bërë për të siguruar jetën e tyre, pasi pritej që aty të kishte konflikt.

Bllokimi total i zonës, pse …
Siç ishte paralajmëruar dhe siç ndodhi nga pjesa e banorëve të zonës të yshtur në mënyrë politike pati ushtrim dhune ndaj policisë. Janë goditur policët, janë kundërshtuar forcat e IKMT. Për të siguruar sigurinë e qytetarëve, për të mos u futur në një zonë që mund të kishte probleme konfliktuale, u bllokua zona. Kërcejnë gurë. Siguria e njerëzve, përfshirë dhe kalimtarët, është prevalente, më e rëndësishme se komoditeti për të kaluar në atë orë aty.

Pse në këtë zonë ndodhë një gjë e tillë?
E para, jemi në një situatë, isha vetëm pak ditë më parë në spital për të vizituar një punonjës të IKMT, që ishte dëmtuar shumë, nuk kemi të bëjmë me një situatë normale. Me yshtje politike kemi pasur dhunë, në mënyrë të organizuar. Ne rastin konkret kemi pasur një situatë të mbizakontë, për vetë faktin se është kthyer dhe në një situatë të debatit politik.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb