MAQEDONI

Dhjetë policë që patrullojnë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës janë bllokuar në Tanush, fshat i cili ndodhet disa kilometra larg kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit.

“Bora afër 1 metër e rënë në këtë fshat ka lënë policët për gjashtë ditë me radhë të bllokuar në stacionin policor të këtij fshati, ndërsa raportohet se ushqimi i tyre është edhe drejt fundit”, raportojnë mediat kosovare.

Ndërkohë nga Shkupi zyrtar nuk ka ende një njoftim për  policët e bllokuar dhe për gjendjen e tyre shëndetësore. Krahas kësaj, temperaturat janë ulur me shpejtësi, ndërsa reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet edhe më të lartë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb