PARIS

Një shumë e konsiderueshme parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme. Të paktën kështu raportojnë mediat në Mali të cilat shkruajnë se shuma prej 23 milionë euro e gjendur në 2 valixhe diplomatike kishte destinacion Shqipërinë.

Valixhe
Valixhe

“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit.

Mediat aludojnë ndër të tjera se paratë kishin si destinacion vendin tonë, të cilën e cilësojnë edhe si parajsë tatimore.

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet malazeze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë”, shkruhet në media, edhe pse  media të rëndësishme franceze nuk e kanë pasqyruar këtë lajm.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb