GREQI

Këtë të enjte janë sekuestruar 36 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni për  kapjen e sasisë së lëndës narkotike është zhvilluar në Sajadhe të Igumenicës.

Është ndaluar nga policia greke një mjet ku janë sekuestruar 28 pako me 35 kg 950 gram marijuanë dhe është arrestuar shoferi 44-vjeç, kombësia e të cili nuk bëhet e ditur.

61130842 453513052078454 2208665293922762752 N
61130842 453513052078454 2208665293922762752 N

Është ndaluar një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku janë arrestuar një mashkull 50-vjeç dhe një femër 40-vjeç. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 celularë. Policia greke prej fillimit të vitit 2019 ka sekuestruar 3.9 ton drogë,  sasi kjo, e cila kishte si pikënisje Shqipërinë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: