GREQI- Policia greke ka ndaluar 63 emigrantë, të cilët po tentonin të udhëtonin me dokumente të falsifikuara drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas mediave greke, emigrantë kishin si destinacion vendet si: Gjermani, Itali, Belgjikë, Francë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke dhe Holanda, por të gjithë janë ndaluar në harkun kohor prej 8 ditësh.

Nga 63 persona të ndaluar, mes tyre ishin 40 burra, 21 gra dhe 2 të mitur. Ndërkohë, në mesin e të ndaluarve në aeroportin e Kretës kishte edhe persona, të cilët ishin të shpallur në kërkim për veprat të ndryshme, kryesisht vjedhje.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb