BRUKSEL- Masa të sigurisë së përforcuar për samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel janë marrë sot në kryeqytetin belg pas alarmit terrorist të lëshuar një muaj më parë pas kërcënimeve për atentate terroriste xhihadiste.

Në ndryshim nga samitet e tjerë, u mbyll plotësisht për të gjithë ditën e sotme metroja si edhe u ndaluar qarkullimi i autobusëve dhe trenave në zonën e Schumanit, ku janë selitë e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe ku do të zhvillohet samiti.

Perimetri i sigurisë për kalimtarët është rritur dhe në zonë janë të pranishme një numër i konsiderueshëm makinash policie, përveç ushtarëve të armatosur, të cilët prej një muaji ruajnë objektet e mundshme për sulme terroriste.

(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: