KAKAVIJË
Pesë automjete, 4 luksoze dhe një rimorkio të vjedhura më parë janë bllokuar në pikën Kufitare të Kakvijës në ditët e para të 2020.
Bëhet fjalë për një automjet ‘Opel’ me targa shqiptare që drejtohej nga E.G, i cili ishte vjedhur në Gjermani dhe kishte ndërhyrje në nr. e shasisë. Një automjet ‘Benz’ me targa greke që drejtohej nga G.N, i cili kishte ndërhyrje në shasinë dhe nr. ishte dubluar.
Një Volswagen me targa greke i vjedhur në Greqi dhe një rimorkio me me targa shqiptare si dhe një BMW X5 i një shtetasi grek. Drejtuesit e automejteve ndërkohë po hetohen nga Policia.
STATUSI I POLICISË
Kakavijë Policia Kufitare, masa për eliminimin e radhëve në dalje, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bllokohen në Kakavijë, gjatë fluksit në hyrje dhe në dalje, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje. Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi. Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje. Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht: Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje. Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar. Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volksëagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi. Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMË X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi. Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja. Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.
