Një anije ruse është bllokuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. “BalkanWeb” mëson se mjeti i lundrimit ishte me grurë, ndërsa kishte dy javë në radhë në pritje që të shkarkohej.

Po ashtu bëhet e ditur se anija që ishte nisur nga Rusia dhe si destinacion kishte vendin tonë, është bllokuar me urdhër të Gjykatës së Durrësit.

Shkak është fakti se nuk është rënë dakord për çështjen e pagesës, mes palës dërguese dhe asaj pritëse. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë mbi ngjarjen në fjalë. Mësohet se anija ishte nisur më datë 22 gusht nga porti rus i  “Volgodonsk”.

Gazetarja Klodi Haxhiraj raporton për “Balkanweb” se shoferi i ndaluar është rusi SV Georgiy Pobedonosets.

Në mes të pronarëve të grurit dhe blerësit shqiptar është brokëruesi ose ndërmjetësi. Pronari rus ka deklaruar se nuk ka marrë paratë për mallin e prandaj nuk ka lejuar shkarkimin e grurit.

Nga ana tjetër, pronari shqiptar deklaron se ia ka dhënë paratë ndërmjetësit (brokerit). Në këto kushte është vendosur masë sigurie për anijen, deri në zgjidhjen e problemit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: