DURRËS

Bllokohet në portin e Durrësit një sasi heroine. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se policia kufitare në bashkëpunim me agjentë të sektorit antidrogë në policinë e Durrësit gjatë një kontrolli zbuluan lëndën narkotike të llojit të fortë.

Droga është zbuluar gjatë kontrollit që i është bërë drejtuesit të një kamioni. Mësohet se lënda narkotike, rreth 2 kg e 160 gramë heroinë do trafikohej drejt Italisë.  Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shoferi i kamionit dhe janë shoqëruar edhe 2 persona të tjerë.

Droga Ne Durres Shoferi E Lidh Pas Vetes
Droga Ne Durres Shoferi E Lidh Pas Vetes

Ky është rasti i dytë që kapet drogë në tentativë për t’u trafikuar në të njëjtën mënyrë. Gazetarja Haxhiaj tha se edhe para pak muajsh është kapur një sasi droge e fshehur në trup, e lidhur me ngjitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb