TIRANE

Mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, Isuf kalo sjell një rrëfim të rrallë të jetës së Bllokut dhe portretizimin e udhëheqësit të shqiptarëve duke treguar jetën brenda rrethimit dhe personazhet që shënjuan jetën e shqiptarëve për mbi 40 vjet. I titulluar blloku, mjeku Isuf Kalo sjell për lexuesin anët e panjohura të diktatorit me një humanizëm të pashoq më parë duke shpjeguar atë që ka ndodhur pa subjektivizëm.



Intelektualët që e kanë lexuar dorëshkrimin vlerësuan me mjaft pozitivitet autenticitetin e ngjarjeve të kohës të sjella nga profesori i njohur.


Vetë mjeku Isuf Kalo siguron lexuesin se ky libër ka si qëllim zbardhjen e errësirës që mbizotëronte ngrehinën që udhëhoqi shqiptarët duke portretizuar personazhet pa mllef dhe inat por ashtu sic i ka parë në të vërtetë. Kalo shpreson se ky libër do t’i shërbejë brezit të ri por edhe paqes sociale të sotme që Shqipëria ka aq shumë nevojë.

Ne ceremoni morën pjesë ish-kryeministri Berisha, intelektualë, publicist dhe gazetarë të cilët vlerësuan këtë risi në tregun e botimeve shqiptare.

(BalkanWeb)