Të gjithë prisnin me padurim për të parë në aksion Kukësin e Armando Cungut. Pas një faze përgatitore në kushte perfekte dhe pas një merkatoje të bujshme, Apolonia zbret me këmbë në tokë verilindorët duke u shkaktuar një humbje në shifrat 2-1. Sigurisht rezultati është gjeja e fundit që shqetëson teknikun shkodran pasi kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, por ajo që bezdis është mënyra se si lojtarët u futën në fushë:


“Nuk më shqetëson humbja më shumë se si e morëm këtë ndeshje, pak lehtë. Shpresojë të ndryshojmë mentalitet, duhet ti thërrasim mendjes”.


Pas këtij blofi në Kupë, Kukësi pret Laçin në sfidën e vlefshme për javën e 19-të, Armando Cungu kërkon angazhim maksimal ndërsa lë gjithçka të hapur kur pyetet mbi rivalitetin Shkurtaj-Rexhinaldo:


“Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në dy fazat e para, shpresojë që lojtarët e rijnë të bëjnë mirë edhe tek Kukësi. Çdo futbollist duhet të jap maksimumin. Shkurtaj-Rexhinaldo? Kampionati është shumë i gjatë dhe mund ti shohim të dy bashke”.

(BalkanWeb)