Një javë më parë, në ambientet e “Prestige Resort” (ish-Mak Albania) erdhën tri vajza shumë të bukura. Pushuesit e resortit të njohur u shtangën kur panë tri femra aq seksi, që do të pushonin dhe do të bënin foto në ambientet fantastike të “Prestige” te Mali i Robit. Pas modeles së famshme dhe blogeres Valentina Fradegrada dhe këngëtarit të famshëm Fred De Palma, resortin e vizituan tri emra shumë të famshme në Itali, modelet seksi, Ginevra Bertolani, Sara Pagliaroli dhe blogerja Ginevra Lambruschi.

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.29

Ginevra Bertolani është 22 vjeç, ka qenë Miss Italia dhe më pas ka mbaruar universitetin për “Fashion Business”. Sot punon si modele profesioniste në Milano për “Dolce e Gabbana”, “Stefanel” dhe për shumë marka të tjera. Objektivi i saj është që të punojë në televizion si moderatore.

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.25 (2)

Sara Pagliaroli ka mbaruar studimet për Financë dhe flet shkëlqyer anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Punon si modele profesioniste në Milano, por ëndrra e saj është të bëhet menaxhere. Ka sfiluar dhe ka bërë shumë shërbime fotografike të rëndësishme për kompani shumë të njohura. Edhe Sara ka qenë pjesëmarrëse në Miss Italia në vitin 2014, kur ishte 19 vjeç.

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.25

Ginevra Lambruschi është 21 vjeç dhe në Itali njihet si një blogere e famshme. Ajo ka fituar shumë popullaritet në rrjetet sociale me fotot e saj. Sot ajo numëron 450 mijë ndjekës në “Instagram”. Ajo hedh shpesh jo vetëm foto seksi, por edhe këshilla të ndryshme për veshjet dhe trukun. Gjithashtu, bën reklama të produkteve të njohura.

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.27

Biondja seksi është përfolur në Itali për lidhje me djem të famshëm dhe është një vajzë shumë popullore, një histori jo e panjohur kjo në ditët e sotme ku “Instagrami” ka krijuar starët e tij.

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.52

Këto tri vajza që shëtisin botën, zgjodhën “Prestige Resort” (ish-Mak Albania) për t’u relaksuar dhe për të bërë fotot, me të cilat kanë mbushur “Instagram”-ët e tyre nga ku tregojnë me krenari se sa vend i bukur është dhe sa bukur po kalojnë.

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.28

WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.30 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.31 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.32 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.32 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.34 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.36 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.38 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.38 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.39 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.40 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.42 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.46 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.46 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.47 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.48 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.48 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.49 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.49 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.50 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.51 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.54 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.54 WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.55 (1) WhatsApp Image 2018-04-28 at 13.02.55

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb