Një blogere  instagrami u dorëzua  në polici, pas një videoje që tregonte atë duke hedhur një karrige nga dritarja e katit të 45 të një ndërteseje. Marcella Zoia, 19 vjeç, ndodhet tashmë nën akuzën e ‘ rrezikimit të jetës’ me dy karriget e hedhura  në rrugët mjaft të populluara në  Toronto, Kanada.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Karriget u hodhën pranë hyrjes së një blloku apartamentesh, por  nuk u raportua për të lënduar.

Zoia numëron të paktën 4000 ndjekës në llogarinë  e saj tashmë të fshirë të Instagram dhe njihet si një ‘influencer’. Pas Instagram, 19-vjeçarja fshiu edhe faqen e saj të Facebook.

“Ajo është e turpëruar me atë që ndodhi. Dëshiron që të mos kishte ndodhur kurrë. Sigurish, ajo kurrë nuk do donte që dikush të lëndohej”, tha avokati i Zoia. Avokati u shpreh se Zoia ishte nën presion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: