“Guida pesimiste për vitin 2016”. Kështu e titullon prestigjiozja ‘Bloomberg’ parashikimin për vitin 2016. Sipas ‘Bloomberg’ një sërë ndryshimesh priten gjatë vitit që do të trokasë, ndryshime që do të ndikojnë në ekonomikët e mbarë vendeve botërore.

Skenarët janë të këqinj. Mes ngjarjeve që Bloomberg rendit të parën, është rritja e cmimit të naftës për shkak se lufta do të shkatërrojë shumë vendburime në Lindjen e Mesme, dorëheqja e detyruar e Merkel që do të fusë në rrëmujë gjithë BE-në, dalja e Britanisë nga familja europiane, kaosi që do pllakosë BE si pasojë e krizës së refugjatëve, sfida e Putinit duke mënjanuar Amerikën.

Për të mbërritur në këto konkluzione, ‘Bloomberg’ pyeti strategë të diplomacisë e gjeopolitikë, ekonomistë, këshilltarë të sigurisë.

Ja disa parashikime për vitin 2016

– Çmimet e naftës do rriten 100 $ për fuçi
– Merkel do detyrohet të japë dorëheqjen
– Britania largohet nga BE
– BE do zhytet në kaos nga emigrantë
– Dollari do bjerë ndjeshëm, hakerat ruse e iraniane sulme kibernetike ndaj bankave amerikane
– Putin mënjanon Amerikën
– Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA
– Izraeli sulmon Iranin

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: