SHBA-Michael Bloomberg, tre herë kryebashkiak i New York dhe shefi i një perandorie të madhe mediash, kërkon të sfidojë Donald Trump.

Për këtë ai po vlerëson mundësinë për të zbritur e fushën e zgjedhjeve presidenciale të 2020 në radhët e demokratëve, sipas disa mediave amerikane.

Bloomberg, 76 vjeç, ka provuar të hyjë në Shtëpinë e Bardhe në 2008, 2012 dhe 2016, por gjithmonë si i pavarur.
Në vitet e fundit miliarderi i informacionit ka derdhur shuma të mëdha parash në luftën anti-Trump, si për klimën ashtu dhe kundër armëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb