TIRANE– Kompania e fluturimeve “Blue Panorama” ka sqaruar sot rastin e fluturimit Tirana-Firenze dhe Ancona të datës 20 Prill 2015. Në një deklaratë për media, Kompania “Blue Panorama Airlines” ka shprehur se “është e befasuar që organe të ndryshme të shtypit po shpërndajnë informacione të pabazuara, rreth të cilat kompania do të ndjekë mbrojtjen në institucionet përkatëse”.

Sipas kompanisë, fluturimi BV 2243 për “Blue Panorama Airlines”, operuar nga ana e kompanisë Avanti Air me avion ATR 72/500, është ngritur nga Tirana për destinacionin e Firenzes, por u kthye në aeroport për kontrolle teknike, “pa deklaruar asnjë emergjencë”.

“Më pas avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje vetëm është rrotulluar në pistë, për vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. Pas kësaj ecje në pistë kompania ka urdhëruar anulimin e fluturimeve të ditës së sotme 20 Prill 2015, drejt destinacioneve të Firenze e Ancona, duke i ofruar pasagjerëve mbrojtje të rregullt në fluturimet alternative të ditës se sotshme dhe te nesërme.

Së fundi, dëshirojmë të shprehim keqardhjen më të thellë të kompanisë ajrore për shqetësimin e krijuar pasagjerëve dhe konfirmojmë se çfarë ndodhi ishte për shkak të rrethanave krejtësisht jashtë kontrollit të Blue Panorama Airlines” thuhet në sqarimin e kompanisë “Blue Panorama Airlines”.

Për t’iu përgjigjur pyetjeve të udhëtarëve, si dhe për përditësime mbi fluturimet nga Italia, kompania ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 06-98956666 ose numrin dedikuar Shqipërise + 355 44 500 130. Ndërkaq, qytetarët mund t’iu drejtohen edhe adresave të kompanisë: www.blue-panorama.com e www.blu-express.com; [email protected]; [email protected].

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb