Sipas kreut të LIBRA-s, Ben Blushi tre janë përgjegjësit e shtyrjes së takimit me Europën.

“Deliri kërcënon Europën, Saliri kërcënon Delirin, ndërsa Iliri kërcenon veten. Në fakt të tre kercënojnë Shqipërinë,” shkruan Blushi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai theksoi faktin që Bashkimi Europian përsëri nuk la një datë të saktë për hapjen e negociatave.

“Është njëlloj sikur të të ftojnë për kafe por mos të thonë as ditën, as orën dhe as vendin. Ky është çmimi i kanabisit, i banditëve që hyjnë në Kuvend, i vonesës së Reformës në Drejtësi dhe i parave që rrezikojnë të blejnë zgjedhjet” shkruan deputeti.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit europian ranë sot dakord e rekomandimin e bërë nga Komisioni europian që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë të bëhet në varësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisionit Europian i është kërkuar gjithashtu të paraqesë një raport për Shqipërinë kur ajo të ketë bërë përparim të mjaftueshëm në këtë drejtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb