Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi denoncoi në studion e News24 se është abuzuar me taksën për infrastrukturën e shkollave, në Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se janë ndërtuar vetëm 7 shkolla të reja, duke shtuar se kostoja e tyre është rritur me 2-3 herë në krahasim me Italinë.

Ndërsa kreu i FRPD dhe njëherazi kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, Besart Xhaferi tregoi detaje nga programi i opozitës. Ai tha se qeveria e ardhshme do të anulojë koncesionet dhe PPP-të.

Tedi Blushi: Ka një taksë të sheshtë bashkia e Tiranës, taksa për infrastrukturën e shkollave. Erion Veliaj ka ndërtuar vetëm 7 shkolla. Taksa e paguar nga qytetarët e Tiranës është vjedhur. Ku janë shkollat? Një shkoll në Tiranë ndërtohet 2-3 herë më shtrenjtë se në Itali.

Besart Xhaferi: Do japim kupon 250 euro në muaj për çdo fëmijë që shkon në shkollë private, derisa të ndërtohet shkolla publike. Kjo do të jetë pagesë për çdo fëmijë. Do heqim PPP dhe gjejmë paratë. PPP tona nuk janë si ato në Europë, këtu është monopol. Riskun duhet ta marrë privati, këtu e merr shteti. Vilma Nushi për 400 mijë analiza check up-i, vetëm ajo favorizohet. Këto nuk janë PPP por feudalizëm, janë 30 Feudalë që ka krijuar Edi Rama dhe i përdor për vota. Këto PPP feudale do t’i ndalojmë që ditën e parë kur të vijmë në pushtet.

Tedi Blushi: Do dyfishohen rrogat. Do ketë pension ekstra për çdo pensionist. Pension të 13-të me ligj, çdo vit.

Florian Pullazi: Sa është bërë paga e një arsimtari sot, Besart. Merre dhe pyet?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb