TIRANE– Ben Blushi thotë se partitë e vjetra janë duke bërë marrëveshje për të bashkëqeverisur vendin me një qeveri teknike, të cilën LIBRA nuk do ta pranojë. Blushi siguron se LIBRA nuk do pranojë një marrëveshje që shkëmben qeverinë me vettingun.

Për liderin e partisë LIBRA, nuk është e largët dita e krijimit të qeverisë teknike. Ben Blushi tha se partitë e vjetra po bëjnë akord për të bashkëqeverisur vendin, sikurse kanë vepruar ndër vite, por shtoi se LIBRA do ta refuzojë marrëveshjen e tyre, që parashikon shkëmbim të qeverisë teknike me Vetingun. Po kush do të përfitojë nga ky akord dhe kush do ti shpëtojë Vetingut sipas Ben Blushit?

Blushi tha se brenda pak ditësh do të paraqiten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të regjistruar LIBRA-n si parti garuese për zgjedhjet e 18 qershorit, të drejtë që siç theksoi u është mohuar. Ai tha se deri më tani LIBRA ka mbledhur 10 mijë firma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: