Themeluesi i partisë LIBRA, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Arena” të gazetarit, Dritan Hila deklaroi sot se procesi i integrimit po shitet nga partitë në pushtet e shesin si medalje elektorale. “Kjo është një nga gjërat që e ka penguar integrimin, pra nevoja e partive në pushtet për ta shitur si medalje elektorale procesin e  integrimit dhe askush nuk merret realisht me integrimin e vendit, merren kush e ka fajon. Pra kjo është një garë kush vonon më shumë dhe jo kush shpejton më shumë. Klasa politike nuk po gjen konsensusin e duhur për të përshtat reformat me ato të BE.

Reforma në drejtësi, e cila është kryer vetëm në letër, dekriminalizimi një process gjysmak, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma zgjedhore. Reforma zgjedhore e cila nuk është bërë për shkak të të dyjave palëve. Do të shkojmë në këto zgjedhje pa reformë zgjedhore. Pas një jave Presidenti do të shpalle datën e zgjedhjeve. Pra do të shkojmë në zgjehdje ku me para të zeza mund të blihen zgjedhje. Edhe reforma e administratës që është e politizuar. Këto janë 5 prioritetet. BE flet në emër të shqiptarëve. Kjo klime politike nuk është e favorshme, kjo zhurmë jehon edhe në Bruksel. Nëse ne nuk kemi një datë, ky process do të jetë shumë i gjatë”, – u shpreh Blushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb