KORCE-Nga Korça, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi deklaroi se pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria ende ngelet një vend i varfër.

Mes qytetarëve të pranishëm në takim, teksa ka prezantuar partinë tij, Blushi theksoi se dhe nesër nuk do jetë më mirë, pasi sipas tij korrupsioni do të vijojë. “Ata që janë në parlament, me precedent penalë. Libra u krijua për t’i dhënë shpresë shqiptarëve”, theksoi Blushi.

Ndër të tjera Blushi theksoi se LIBRA, do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni, ndërsa shtoi se partia e tij mbështet ata që kanë më shumë nevojë për shtet. “Drejtësia është një ëndërr e largët për shqiptarët. Libra do të ndihmojë arsimin publik jo privat. Ne paguajmë me taksat tona për shkollat e larta. Bandat kontrollojnë ilaçet, naftën mbetjet”, tha Blushi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: