TIRANE– Deputeti Ben Blushi ka bërë publike sot 4 amendamentet që propozon LIBRA. Me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Blushi thekson se presidenti duhet të zgjidhet nga populli, ndërsa përcakton dhe kufirin e pagesës për minimumin jetik.

Ndër të tjera ligjëvësi thekson se LIBRA është inovacion i pandërprerë.

4 PROPOZIME LIBRA
Në katër muaj LIBRA ka propozuar katër amendamente themelore:
1.President nga Populli.
2.Minimumin Jetik që garanton që asnjë shqiptar të mos paguhet më pak se 17.000 lekë.
3.Tavan për fushatat e partive që i kufizon shpenzimet elektorale në afro 300 mijë lekë për deputet.
4.Numërim elektronik që parashikon heqjen e numëruesve manualë dhe partiakë dhe zëvendësimin e tyre me 100 lexues optikë profesionalë.
Kjo është LIBRA. Inovacion i pandërprerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: