TIRANE– Në një kohë që na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Ben Blushi ka bërë publike sot kriteret për të gjithë të interesuarit që duan të jenë kandidatë për deputetë të LIBRA-s.

Kreu i kësaj force ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një njoftim ku fton gjithë shqiptarët e ndershëm të bëhen pjesë e LIBRA-s.

MESAZHI I BLUSHIT
BEHU DEPUTET I LIBRA-s
LIBRA hap fushatën për të zgjedhur kandidatët për deputetë. Kriteret tona janë të thjeshta. Mjafton mos jesh i krimininalizuar, mos jesh evazor dhe mos jesh kanabist. Për ta thënë më troc: mund te jetë deputet i LIBRA-s cdo shqiptar që nuk i ngjan deputetëve aktualë. Ju ftoj të gjithëve të kandidoni për LIBRA duke klikuar në libra.al.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: