TIRANË- Deputeti, Ben Blushi, akuzoi dy palët politike se nuk kanë vullnet për të hapur dosjet.

 

Nga foltorja e Kuvendit Blushi vuri në dyshim edhe kandidaturat e propozuara për Autoritetin për Informimin për Dosjet e Sigurimit, duke i cilësuar ato një përzgjedhje terësisht politike.

 

” Dy palët në parlament nuk kanë asnjë vullnet për të hapur dosjet. E interpretuar si kapital për të ndëshkuar kundërshtrarin. Ju pyes sot dhe një herë: A do hapen dosjet? Lexova ligjin, i jep të drejtën Autoritetit për të qenë selektiv, për të hapur dosje për disa dhe për të mbyllur dosje për disa. Kjo ishte kundërshtia mes palëve dhe këtu në Kuvend. Nuk duam të merrem personalisht me njerëzit e propozuar por nuk kanë asnjë autoritet, duhet të ishin historianë. Tre prej tyre janë burokratë. Nuk po ndërtojmë biblikotekë, ku shkon secili dhe merr librin e vetë. Kështu duhet të ishte. Kjo ishte e vetmja mundësi ku kjo klasë politike mund ti jepte një skuzë pas 25 vitesh. Kjo është një përzgjedhje totalisht politike” tha Blushi.

 

Ai solli në vëmendje traditën e keqe 100 vjeçare të shtetit shqiptar lidhur me dokumentat publikë. Për këtë ai solli dy shembuj, ndër ta dhe një personal.

 

“Ky shtet ka një raport shumë të keq prej 100 vitesh me dokumentat publikë.Po ju jap dy raste sesi i trajtojmë njerëzit kur vjen puna për të marrë dokumentin që të takon. Është zgjedhur para dy vitesh një zonjë që quhet Avokate e e Shtetit. Ju drejtova para një muaji kësaj zonje për të marrë një dokument, akoma nuk më ka dhënë përgjigje, jam deputet. Ka mundësi ta kem votuar, nuk e mbaj mend. Imagjino një njeri të thjeshtë. Kërkova një letër që e kam firmosur vetë, nuk ma jep se nuk jam rilindas. Nuk besoj se Autoriteti do të bëjë transparencë për shqiptarët. Doni rast tjetër që më bën të dyshoj se asnjë dokument shtetëror nuk ruhet, nuk konservohet. Mësuesja ime e letërsisë e ikur në emigracion, vjen para tre muajsh duke qarë: Kam 20 vite në emigracion dhe nuk më ka dhënë sigurimet shoqërore. Ka mësuar kushedi sa breza, nuk ja njeh punën deri në ’91. U interesova, u thashë a ka mundësi ti jepni dëshminë, akoma nuk ja kanë gjetur. Është zhdukur” deklaroi deputeti në Kuvend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: