Kryeministri britanik Boris Johnson filloi zyrtarisht fushatën zgjedhore të Partisë Konservatore.

Duke u bërë thirrje votuesve që t’i bashkohen për ta realizuar Brexit-in, Johnson tha se Brexit është “shumë afër”.

Johnson njoftoi para kryeministrisë se mbretëresha ka pranuar të shpërbëjë parlamentin, si proces para çdo zgjedhjeje të përgjithshme.

Kryemnistri britanik tha se ai nuk dëshironte të kishte zgjedhje, por vendi arriti në një pozitë në të cilën nuk kishte zgjidhje tjetër, sepse, siç tha ai, parlamenti “ka qenë i paralizuar për tre vjet e gjysmë të fundit”.

Johnson deklaroi se ai do të largojë Britaninë nga BE-ja brenda gjashtë javësh nëse partia e tij i fiton zgjedhjet.

Por, tha ai, një fitore e Laburistëve do të rezultojë në një tjetër referendum dhe një votim të dytë për pavarësinë e Skocisë.

“Nëse kthehem me një shumicë, do të bëj që parlamenti të punojë përsëri”, tha ai.

“Ejani me ne dhe ta realizojmë Brexit-in të dhe ta çojmë vendin përpara, ose, në të kundërtën, do ta kaloni tërë vitin 2020 në një shfaqje tmerri të pavendosmërisë dhe vonesës”, shtoi Johnson.

Britania do të shkojë në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.

Johnson solli një projektligj për zgjedhjet në parlament pasi nuk arriti të përshpejtojë miratimin e legjislacionit të marrëveshjes së tij të rishikuar të tërheqjes nga BE-ja.

Parlamenti vendosi të shkojë në zgjedhje në dhjetor pasi u përjashtua mundësia për një Brexit pa marrëveshje si rezultat i shtyrjes së re të dhënë nga BE-ja për më 31 janar të vitit 2020.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb