Dhoma e Komuneve kundërshtoi propozimin e kryeministrit Boris Johnson, për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor, në një votim me 299 vota pro dhe 70 kundër.

Johnson deklaroi se qeveria do të paraqesë në mbrëmje një projektligj të ri duke bërë thirrje për zgjedhje në 12 dhjetor, në një përpjekje të dytë për të kaluar mocionin në parlament, por këtë herë vetëm me një shumicë të thjeshtë.

Johnson pranoi kushtet e vëna nga Bashkimi Europian për shtyrje të Brexit-it deri në 31 janar 2020. Vendet anëtare të BE ranë dakord për shtyrjen tremujore, me mundësinë e një largimi më të hershëm se 31 janari, nëse marrëveshja ratifikohet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb