Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se ka urdhëruar “Royal Navy” (marina britanike) të shoqërojë anijet që kanë flamur britanik në ngushticën e Hormuzit, ku Irani ka kapur një prej naftëmbajtëseve të saj javën e kaluar.

“Royal Navy është ngarkuar që të shoqërojë anijet që kanë flamur britanik në ngushticën e Hormuzit”, njoftoi Ministria në një komunikatë.

“Mbi çështjen e Iranit, ne po punojmë që të ulim tensionet aktuale”, deklaroi sot një zëdhënës i kryeministrit, Boris Johnson.

“Kapja më 19 korrik nga Irani e anijes Stena Impero, një naftëmbajtëse suedeze që mbante flamur britanik (…) ishte një veprim i jashtëligjshëm”, theksoi ky zëdhënës.

“Ne kërkojmë që ata të lirojnë anijen dhe ekuipazhin”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb