Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi kryeministrin britanik, Boris Johnson se një marrëveshje për Brexit-in do të ishte  jashtëzakonisht e pagjasë, për shkak të propozimeve të reja nga ana e Londrës për Irlandën, tha një burim i Downing Street.

Biseda telefonike midis dy liderëve u bë në një kohë kur në Bruksel po zhvillohen bisedime të vështira, për të shmangur një largim pa marrëveshje më 31 tetor, mbi bazën e një projekti të paraqitur të mërkurën e kaluar nga Boris Johnson.

Sipas po të njëjtit burim, duke patur parasysh përmbajtjen e bisedës, marrëveshja është praktikisht e pamundur për Downing Street-in.

“Nuk ka ndryshuar gjë nga negociatat e ditës së hënë dhe modifikimet e paraqitura nga Londra, tani për tani, nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh”, tha një burim europian në Bruksel.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb