Londra i bëri thirrje sot Teheranit që t’i rikthehet respektimit të plotë të marrëveshjes së vitit 2015 për armët bërthamore, pas njoftimit të Iranit për rifillimin e pasurimit të uraniumit.

 

“Këto veprimtari shkelin dukshëm marrëveshjen dhe paraqesin rrezik për sigurinë tonë kombëtare”, tha ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, në një deklaratë.

 

Ai bëri thirrje për një dialog konstruktiv ndërkombëtar, por duke theksuar se Irani duhet të mbajë angazhimet që ka bërë dhe t’i rikthehet urgjentisht respektimit të plotë të marrëveshjes.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb