Kompania për përpunimin e mbeturinave ”Peel Environmental” dhe furnizuesi me energji nga mbeturinat ”Waste2Tricity”, po bashkojnë forcat në projektin e parë në Britani të Madhe me të cilin plastikën do ta shndërrojnë në hidrogjen, raportuan burime pranë kompanive.


”Peel Environmental” bën të ditur se dy kompanitë në fjalë po planifikojnë një investim prej shtatë milionë sterlinash me të cilin do të ndërtojnë një uzinë në Cheshire, ku plastika e pariciklueshme do të shndërrohet në hidrogjen.


Hidrogjeni i liruar do të përdoret si karburant për autobusët dhe kamionët në rajon, ndërsa më vonë do të përdoret edhe për automjetet me hidrogjen, me të cilin presupozohet të ndihmohet reduktimi i ndotjes së ajrit.


“Duke vënë në përdorim një teknologji të avancuar të trajtimit termik, fabrika do të mund të përpunojë deri në 25 ton mbeturina plastikë në ditë”, tha kompania.

Përveç prodhimit të hidrogjenit të decentralizuar, uzina do të prodhojë edhe energji elektrike, e cila do të mund të përdoret nga bizneset lokale.(Atsh)

Etiketa: