Një aksident me pasojë plagosjen e disa të rinjve ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.


Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit”, teksa një mjeti tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur tre të rinj të moshave 18, 29 dhe 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:


Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.


Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Etiketa: