Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW Group dhe Microsoft, kanë vendosur që të bashkëpunojnë për të përhapur “fabrikat smart” si dhe për t’i hapur ato furnizuesve nëpërmjet sistemeve “cloud”.


Sipas deklaratës nga kompanitë në Panairin e Teknologjive Industriale Hannover Messe, me bashkëpunimin në fjalë, do të mbështeten zgjidhjet e “fabrikave smart” me anë të Platformës së Hapur të Prodhimit (OMS).


Zëvendëskryetari i Microsoft Cloud dhe Sipërmarrjes, Scott Guthrie, theksoi se kanë bashkuar forcat me BMW për transformimin e efikasitetit të prodhimit dixhital në industrinë e automobilave.


OMS-ja që do të krijohet në kuadër të bashkëpunimit do të krijohet mbi sistemin Microsoft Azure IIoT (Industrial Internet of Things) të cilën BMW aktualisht përdor.

Aktualisht 3 mijë automjete të BMW-së janë të lidhura me platformën Microsoft Azure IIoT.

(BalkanWeb)

Etiketa: